Osmani takon udhëheqësit e autoriteteve të sigurisë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepenci

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 30 Nëntor, 2024

Komente


Osmani takon udhëheqësit e autoriteteve të sigurisë pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepenci

Pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.


Në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin “Ibër Lepenc” dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar.

Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj