Osmani ndan detajet nga njohja e pavarësisë së Kosovës, prej Sudanit

Sudani e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Lajmin e bëri të ditur presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila edhe e dakordoi marrëveshjen me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ramadan Mohamed Abdallah Goc.
Osmani dhe Abdallah Goc u takuan në Antalia të Turqisë, aty ku po mbahet Forumi Diplomatik.
“Ishte nder dhe kënaqësi të takohem me ministrin e Jashtëm të Sudanit, i cili më njoftoi mbi vendimin e presidentit sudan për të njohur shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve tona. Nuk mund të gjej fjalët për të shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës, të cilët janë shumë mirënjohës për këtë njohje.
Nuk është njohje vetëm e pavarësisë tonë, por edhe njohje e sfidave tona të mëdha për të qenë të lirë, të pavarur dhe sovran.
Ministër, në emër të popullit të Kosovës, faleminderit nga thellësia e zemrës, dhe ju sigurojmë që mund të llogaritni në Republikën tonë si një aleat dhe partner”, u shpreh Osmani.
Ministri Abdallah Goc u shpreh mirënjohës për fjalët e mira të Osmanit, duke thënë se Kosova ka qenë shumë korrekte në raport me Sudanin dhe popullin e saj.
Komente