Ndërroi jetë zyrtari policor!

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Maj, 2025

Komente


Ndërroi jetë zyrtari policor!

NJOFTIM MORTOR MUJ TAHIRI (09.12.1964 – 02.05.2025) Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datë 02 maj 2025, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë zyrtari policor Muj Tahiri, PK#8560.


Më 30 prill 2025, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, iu përkeqësua gjendja shëndetësore, e cila për fat të keq rezultoi fatale.

Zyrtari policor Muj Tahiri ishte pjesë e Gjeneratës së 36-të të Akademisë së Policisë dhe e filloi shërbimin në Policinë e Kosovës më 06 tetor 2008.

Gjatë gjithë karrierës së tij u dallua për përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm.

Pas vetes la bashkëshorten dhe tre fëmijë. Ceremonia e varrimit do të mbahet më 03 maj 2025, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Gërmovë, komuna e Vitisë.

Policia Rajonale e Ferizajt shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e zyrtarit policor Muj Tahiri – familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj