Organizohet protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës, mbahet më 11 prill

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Prill, 2025

Komente


Organizohet protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës, mbahet më 11 prill

Njohësi i politikës, Shenoll Muharremi, ka njoftuar se protesta e radhës e organizuar nga grupi “Asnjë cent ma shumë”, do të mbahet të premten më 11 prill.

Protesta pritet të fillojë nga ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Si kanë nisë këta dostat e mi, nuk paskan me u ndalë! Thuhet “protesta e dytë” e unë veç kur e lexova “e dytë”, mendja më shkoi te e treta, e katërta, e pesta… sa të ka nevojë! Tybe, shumë mirë! Kjo shoqëri ka tepër nevojë me protestu. Demokracia ka ekzistu, po ma shumë në letra e për të fortin.. Nuk ka punu mjaft për qytetarin, e as për bizneset vendore. Tash po vjen koha me u ngrit për interesin publik, për energji të drejtë, për jetë më të mirë. Bravo djema e vajza! Kjo është patriotizëm, me luftu për qytetarin, për familjet, për bizneset”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo është protesta e dytë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. E para u mbajt të shtunën e kaluar, më datë 5, ku morën pjesë qindra qytetarë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj