Nga kampionati i Shqipërisë, në futbollin kosovar, prezantohet Shabani

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 17 Qershor, 2025

Komente


Nga kampionati i Shqipërisë, në futbollin kosovar, prezantohet Shabani

Alban Shabani është kthyer në futbollin kosovar. Mesfushori ka ndarë rrugët me Laçin dhe ka nënshkruar me Ferizajin.


“Alban Shabani është bardhekaltër.

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sot klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin cilësor Alban Shabani, i cili nga sot bëhet pjesë e familjes bardhekaltër.

Shabani së fundmi ishte pjesë e KF Laçit në superioren Shqiptare, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Feronikelin në Kosovë. Me përvojën dhe energjinë e tij në mesfushë, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për ekipin tonë në sezonin e ri.

Mirë se erdhe, Alban! Na pritet një rrugëtim i përbashkët plot suksese”, thuhet në njoftimin e Ferizajit.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj