Një qytetar nga Kaçaniku gjen një mjet të pashpërthyer

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se një qytetar nga Kaçaniku ka hasur në një mjet të pa shpërthyer dhe menjëherë ka njoftuar Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet e dominimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe po merren me rastin.
“Eshtë raportuar se ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i deminimit të FSK-së dhe është bërë shpërthimi i kontrolluar i mjetit të pashpërthyer”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Komente