Dy volejbollistë të Pejës dërgohen 48 orë në mbajtje për sulmin fizik pas finales

Policia rajonale e Ferizajt ka konfirmuar të hënën për Televizionin Tema se në mesin e personave të arrestuarve mbrëmë për dhunën pas finales së kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës, janë edhe dy volejbollistë të klubit të Pejës, që humbën prej klubit Ferizaj me rezultat 23.
Dhuna ka shpërthyer pas përfundimit të ndeshjes që u përcaktua në setin e pestë, me ferizajasit që e fituan finalen që u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Pas ndeshjes, derisa volejbollistët ferizajas shpërthyen në festë, lojtarët mysafirë mësyn tribunën anësore ku ndodheshin disa tifozë ferizajas. Pejanët së pari akuzuan tifozët se po hidhnin gjësende drejt tyre dhe se po is hanin në kor. Në pamje të transmetimit live të kanalit të FVK-së në YouTube shihen së paku dy lojtarët duke kaluar rrethojën e hekurt ballore për të vazhduar drejt pjesës ku ndodheshin disa të rinj, me të cilën janë përleshur.
Policia e ka konfirmuar se në orën 22:40 ka marrë njoftimin për sulm fizik në palestër.
“Dy persona, lojtar të ekipit të volejbollit KV ‘Peja’ janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes volejbollistike KV Ferizaj dhe KV Peja, kur këta të fundit kanë hyrë në pjesën e tribunave të shikuesve të Ferizajt dhe i kanë sulmuar ata fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Ferizajt për Televizionin Tema.
“Nga Njësia e Hetimeve të stacionit të Ferizajt janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje dy lojtarët e KV ‘Peja’”, thuhet në njoftim. “Njësia e Hetimeve të stacionit të Ferizajt është duke grumbulluar edhe informacione tjera, nëse ka të implikuar tjerë në këtë ngjarje dhe në kordinim me prokurorin do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore!”
Komente