Në Vushtrri pritet rinumërimi total i votave të kandidatëve për deputetë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Mars, 2025

Komente


Në Vushtrri pritet rinumërimi total i votave të kandidatëve për deputetë

Duket se në komunën e Vushtrrisë votat për kandidatët për deputetë do të numërohen edhe njëherë.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se atje pritet rinumërimi total.

Përsëritja e këtij procesi pritet të bëhet për shkak të dyshimeve për parregullësi gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Kujtojmë se është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj