Certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 27 Qershor, 2025

Komente


Certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Sipas një njoftimi për media nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në këtë qytet.

“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, thuhet në njoftim.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj