Në Mitrovicë dhurohen pitalka falas për qytetarët në nevojë gjatë muajit të Ramazanit

Në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë ka filluar një iniciativë solidarizuese në nder të muajit të Ramazanit.
Nga fillimi i këtij muaji është vendosur një raft në të cilën shërbehën pitalka falas për qytetarët në nevojë
Organizuesit e kësaj iniciative solidarizuese nuk pranuan të prononcohen, derisa u shprehën se këtë e kanë bërë si akt bamirësie dhe nuk dëshirojnë të flasin më shumë për këtë.
Në anën tjetër, qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë, ku thanë që ndjehen të lumtur dhe janë ndarë të kënaqur deri me tani me këtë iniciativë.
Të tilla iniciativa solodarizuese respektohen gjithmonë nga qytetarët e Mitrovicës, e kur ato realizohen gjatë muajit të Ramazanit bëhen ende më të ndjera për besimtarët myslimanë.
Komente