Volejbollistet e Ferizajt me fjongo të bardha

Në finalen e Kupës së Kosovës, lojtaret e KVF Ferizaj dolën në fushë me fjongo të bardha, duke dhënë një mesazh të fuqishëm solidariteti për shoqen e tyre të skuadrës, Dea Maliqi.
“Ky gjest shërbeu si homazh për nënën e saj të ndjerë, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, pikërisht në ditën kur Dea ishte duke luajtur gjysmëfinalen e Ligës Gjergj Kastrioti, disa javë më parë në Lipjan.
Në këtë moment të vështirë, e gjithë skuadra e KVF Ferizaj tregoi se volejbolli është më shumë sesa një sport – është një familje e madhe, ku mbështetja dhe bashkëqëndrimi shkojnë përtej parketit të lojës.
Një gjest që preku zemrat e të gjithëve dhe tregoi fuqinë e unitetit në sport!”, shkruan në faqen FVK-së.
Komente