Napoli i Amir Rrahmanit pa problem e mposht Fiorentinan, vazhdon garën për titull të Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të lehtë ndaj Fiorentinas në ndeshjen e vlefshme për Serie A, e para e vitit të ri 2025.
Qysh në minutën e 29’te, skuadra e Antonio Contes shënoi golin e epërsisë, me anë te lojtarit, David Neres, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, Napoli shënoi edhe dy gola tjerë. Fillimisht sulmuesi belg Romelu Lukaku (54’) dhe më pas mesfushori skocez, Scott McaTominay (68’).
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e parë në tabelën e Serie A, me 44 pikë dhe një ndeshje më shumë se Atalanta, që është në vendin e dytë me 41 pikë
Komente