Murati: A është hetuar Hykmete Bajrami e Endrit Shala për skandalin e avullimit të 2.5 milionë kg grurë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Nëntor, 2024

Komente


Murati: A është hetuar Hykmete Bajrami e Endrit Shala për skandalin e avullimit të 2.5 milionë kg grurë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për rastin e 2.5 milionë kg grurë është dënuar vetëm pronari i kompanisë “Universal Foods” me 1 vit me kusht, dhe me gjobë 5 mijë euro.

Sipas Muratit, gruri ka humbur kur është transportuar nga depoja e kompanisë “Universal Foods” të kontraktuar më 2016 nga Bajrami për ruajtjen dhe deponimin e grurit, tek kompania “Barileva” që ishte kontraktuar për të njëjtin qëllim nga Endrit Shala, më 2019.

“A i kujtohet dikuj se a ka bërë Prokuroria Speciale arrestime të stafit të MTI për këtë rast?

A e ka hetuar Prokuroria Speciale ndonjërin nga ministrat, Hykmete Bajramin apo Endrit Shalën për këtë rast?”, ka shkruar Murati.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj