Moti për sot

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 27 Janar, 2025

Komente


Moti për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe mundësi për mjegull në orët e mëngjesit, ku mund të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar shiu në jugperëndim të vendit, ndërsa gjatë ditës mot kryesisht me diell.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C. 


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj