Mblidhet Kuvendi për herë të 12-të, sërish tentohet konstituimi

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Maj, 2025

Komente


Mblidhet Kuvendi për herë të 12-të, sërish tentohet konstituimi

Deputetët e zgjedhur për legjislaturën e re do të mblidhen për të tentuar sërish konstituimin e Kuvendit.


Seanca është e dyta për këtë javë dhe e 12-ta nga 15 prilli, shkruan Indeksonline.

Mosmarrëveshjet mes partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës për emrin e kryeparlamentarit ka bërë që 11 seancat paraprake të dështojnë.

Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë opozitare të cilët e kanë quajtur ‘përçarëse’ figurën e saj.

Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por këto përpjekje janë kundërshtuar ashpër nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj