Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Është shtyrë shqyrtimi fillestar ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Kështu vendosi gjyqtarja Fatmire Dermaku, në mungesë të shkresave të lëndës për palët e akuzuara.
Seanca fillestare është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00.
“Nuk mund të vazhdojmë me këtë shqyrtim fillestar, pasi dëmtohet mbrojtja e të pandehureve Ndrecë Dodaj dhe Agron Kuqi, avokat kjo tregon joseriozitetin tuaj për mbrojtje dhe kjo është hera e fundit që unë shtyjë shqyrtimin për shkak të moskryerjes së punës suaj për çka jeni të angazhuar. Seanca shtyhet për 31 janar ora 11:00”, tha gjyqtarja.
Gjyqtarja Dermaku e ka dënuar me 500 euro gjobë avokatin e Kushtrim Kokallaj, Ndrecë Dodaj, për mos përfillje të gjyqtares. Avokatit paraprakisht ju ka shqiptu një vërejtje me shkrim për pengim të gjyqtares.
Para turpit gjykues është deklaruar Naim Murseli i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ai u shpreh se është shtetas i Kosovës dhe Suedisë dhe se është i ve pasi që i është vrarë gruaja.
“Jam shtetas i Kosovës dhe Suedisë. Nuk jam i martuar pasi që e kam gruan të vrarë. Gjendja ekonomike e mesme”, tha Murseli.
Avokati Ndrecë Dodaj, që mbron Kushtrim Kokallën, deklaroi në fillim të seancës se nuk i ka pranuar në tërësi shkresat e lëndës, duke thënë që nuk mundet me këshillu klientin e tij e as me kundërshtu aktakuzën.
Edhe avokati Agron Kuqi që mbon të akuzuarin Tom Dodaj, deklaroi se nuk janë në gjendje që sot të deklarohen lidhur me rastin.
Komente