Manchester United nuk di të fitojë, humbet edhe nga Newcastle

Manchester United ka pësuar një tjetër disfatë ndaj Newcastle në Premier League.
“Laraskat”, ka arritur të mposhtë Manchester United me rezultat 0-2 në “Old Trafford”, duke e bërë garën për top 4-she më interesante.
Golat u realizuan nga Isak, në minutën e 4-të dhe Joelinton në minutën e 19-të.
Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e 5-të në Premier League, me gjithsej 32 pikë, 3 pikë më pak se Chelsea në vendin e 4-të.
Ndërsa “Djajtë e Kuq”, mbetën në pozitën e 14-të dhe kanë gjithsej 22 pikë
Komente