Liverpuli e vazhdon serinë e fitoreve

Liverpuli e ka shfrytëzuar në menyrë më të mirë gabimin e Chelseas.
Skuadra e drejtuar nga Arne Slot ka shënuar një tjetër fitore në Premierligë, duke e mposhtu me përmbysje Leicesterin, me rezultat 3-1.
Jordan Ayew i dha epërsi të hershme ”dhelprave”, qysh në minutën e 6-të.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1, pasi Cody Gakpo shënoi në 45+2.
Me të nisur pjesa e dytë, Curtis Jones shënoi golin e dytë në minutën e 49-të.
Fitoren e Liverpulit e vulosi Mohamed Salah, me golin e shënuar në minutën e 82-të.
Kjo fitore e Liverpulit ka aromën e titullit, ku pas 17 ndeshjeve kryeson tabelën e Premierligës me 42 pikë, shtatë më shumë se Chelsea që ndodhet në vendin e dytë, ndërsa diferenca mund të rritet, pasi ”The Reds” kanë edhe një ndeshje më pak.
Bë anën tjetër, Leicester ndodhet në pozitën e 18-të, me vetëm 14 pikë të grumbulluara dhe është një nga skuadrat që do të luftojë për mbijetesë.
Komente