Ramabaja pretendon se Duda Balje u takua me Radoiçiqin më 28 shkurt: Kam pasë informacion

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Prill, 2025

Komente


Ramabaja pretendon se Duda Balje u takua me Radoiçiqin më 28 shkurt: Kam pasë informacion

Analisti mbështetës i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin “Debat Plus”, duke pretenduar se deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka pasur kontakt me Milan Radoiçiqin – ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe kryeorganizator i dyshuar i sulmit të armatosur në Banjskë.

Ramabaja pretendoi se, sipas informacioneve të tij, kontakti ka ndodhur më 28 shkurt, edhe pse nuk ishte i sigurt nëse bëhet fjalë për një takim fizik apo për një komunikim telefonik.

Unë e kam pasë informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë,” u shpreh Ramabaja.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj