Liga e Parë vazhdon me rivalitet të fortë: Rezultatet dhe renditja pas javës së 21-të

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Prill, 2025

Komente


Liga e Parë vazhdon me rivalitet të fortë: Rezultatet dhe renditja pas javës së 21-të

Janë mbyllur nëntë nga dhjetë ndeshjet e javës së 21-të të Ligës së Parë të Kosovës, ku nuk munguan përballjet e forta dhe ndeshjet me gola. 

Në Grupi A, gjërat janë bërë edhe më interesante, pasi derbi mes Lirisë dhe Drenicës u mbyll me rezultat 2-2. 



Nga kjo ka përfituar Trepça ‘89 duke fituar derbin lokal ndaj Mitrovicës me rezultat 3-1. 



Trepça dhe Rahoveci kanë barazuar me rezultat 0-0, ndërsa në barazim 2-2 u mbyll takimi mes Vëllaznimit dhe Istogut. 

Rilindja 1974 ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir në derbin lokal ndaj Besa Pejës, duke marr tri pikë pas fitores 2-0. 



Drenica aktualisht është lider me 42 pikë, ndërsa tani Trepça ‘89 është e dyta me 40 pikë. 

Vëllaznimi dhe Liria mbajnë pozitat tre dhe katër me nga 37 pikë. Trepça ka mbetur pak prapa, ku me 35 pikë është e pesta.  

Besa Peja dhe Rilindja 1974 mbajnë pozitat gjashtë dhe shtatë me nga 24 pikë. Istogu është i teti me 20 pikë, ndërsa Rahoveci është i nënti me 16 pikë. Në fund  është Mitrovica me 11 pikë.  



Në anën tjetër, në Grupi B, kryesuesit e kampionatit morën fitoret e radhës. Prishtina e Re shënoi fitore në derbin lokal si mysafir ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 1-0. 

Vushtrria nuk kishte mëshirë ndaj Flamurtarit, duke e mposhtur me rezultat 4-0. 2 Korriku mori tri pikë si mysafir i KEK-ut, duke e mposhtur me rezultat 3-0.  Kika ka marr një fitore të madhe ndaj Dinamo Ferizajt si mysafir me rezultat 3-1.  


Përballja mes Vjosës dhe Fushë Kosovës është shtyrë për të hënën, për shkak të reshjeve të mëdha të borës. 



Prishtina e Re është lider me 53 pikë, ndërsa pas tyre vjen Vushtrria me 49 pikë. Në vendin e tretë është Ramiz Sadiku me 36 pikë, ndërsa në vendin e katërt qëndron Dinamo me 33 pikë. 

KEK-u ka 30 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Vjosa me 22 pikë është e gjashta. 2 Korriku dhe Kika kanë nga 20 pikë në pozitën shtatë dhe tetë, ndërsa Fushë Kosova është e nënta me 18 pikë. Flamurtari mbyll renditjen me 10 pikë në fund.



Deri në mbyllje kanë mbetur edhe shtatë xhiro, ku vendet e para ngjiten direkt në Superligën e Kosovës, ndërsa vendet e dyta luajnë barazh mes vete, për të zhvilluar pastaj një ndeshje me vendin e tretë të elitës së futbollit kosovar. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj