Raphinha arrin marrëveshje me Barcelonën për kontratën e re

Ky sezon ka qenë sezoni më i mirë i Raphinhas në fanellën e Barcelonës.
Braziliani me performancat e tij ka qenë vendimtar për “Blaugranasit”, ku ka arritur të fitonte tre trofe.
Dhe siç raporton Fabrizio Romano, Raphinha ka arritur marrëveshje me hierarkinë e klubit për të vazhduar kontratën e tij.
Kontrata e re e Raphinhas do të vlejë deri në qershor të vitit 2028.
Këtë sezon braziliani, ka bërë 56 paraqitje ku ka arritur të shënojë 34 gola dhe 25 asistime.
NË TREND
Postime tjera
4 Dhjetor, 2024
Komente