Lebron James bën historinë në NBA

Ylli i Lakers, Lebron James ka bërë historinë në ndeshjen ndaj Neë Orleans Pelicans.
“King James”, është bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që ka shënuar 50 mijë pikë të kombinuara me sezonin e rregullt dhe playoffin.
James, e mbylli ndeshjen me 34 pikë, duke çuar totalin e karrierës së tij në 60,149 pikë, 6,000 më shumë se legjenda Kareem Abdul-Jabbar, i cili renditet i dyti.
Më herët gjatë së martës, James u shpall gjithashtu lojtari i muajit në Konferencën Perëndimore të NBA, pasi pati një mesatare prej 29.3 pikë, 10.5 kërcime dhe 6.9 asiste muajin e kaluar, duke u bërë lojtari më i vjetër që e fiton këtë çmim.
Ndeshja midis Los Angeles Lakers dhe New Orleans Pelicans, u mbyll me rezultat 115-136
Komente