Drejtori i Policisë në Ferizaj Faton Pllana, forcon bashkëpunimin zyrtar me KFOR-in Italian

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Shkurt, 2025

Komente


Drejtori i Policisë në Ferizaj Faton Pllana, forcon bashkëpunimin zyrtar me KFOR-in Italian

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nënkoloneli Faton Pllana, së bashku me stafin e tij, gjatë së martës ka pritur në takim pune Komandantin e Komandës së KFOR-it Italian për Rajonin Perëndimor, Kolonel Francesco Errico. Pllana po vazhdon ta forcon bashkëpunimin zyrtar me të gjitha institucionet përfshirë edhe KFOR-in.

Gjatë takimit, Drejtori Rajonal Pllana e informoi Kolonelin Errico dhe stafin e tij mbi situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë.


Ai gjithashtu prezantoi disa nga aktivitetet e ndërmarra nga Policia Rajonale për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve.



Në këtë takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe forcave të KFOR-it Italian, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e sigurisë së përgjithshme në rajon. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj