Labinot Azemi në takim me Drejtorin e Arsimit në Prishtinë – në kryeqytet po vjen diçka e re?

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Korrik, 2025

Komente


Labinot Azemi në takim me Drejtorin e Arsimit në Prishtinë – në kryeqytet po vjen diçka e re?

Aktivisti i njohur, Labinot Azemi, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, z. Samir Shahini.

Azemi, i njohur për angazhimin e tij në kauza sociale, veçanërisht në luftën kundër bullizmit në shkolla, ka lënë të nënkuptohet se diçka e re po përgatitet edhe për kryeqytetin.

Disa takime ndodhin në kohën e duhur, me njerëzit e duhur. Dhe kur biseda shkon përtej formalitetit, atëherë e kupton që Prishtina po pret diçka të re,” ka thënë Azemi, duke lënë të nënkuptohet për një projekt që mund të nisë së shpejti në kryeqytet.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë kjo nismë për shkollat e Prishtinës në vazhdim.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj