20 vjeçarit në Ferizaj i gjendet pistoleta me katër fishek në çantë të dorës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 6 Mars, 2025

Komente


20 vjeçarit në Ferizaj i gjendet pistoleta me katër fishek në çantë të dorës

Mbrëmjen e kaluar ekipet e njësisë së reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore në fshatin Balaj që drejtohej nga një 20 vjeçar.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari, në çantën e dorës, është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me katër fishekë.


Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa arma është konfiskuar.

“Rasti është marrë në trajtim nga njësiti i hetimeve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj