Ky është burri që vdiq në QKUK pasi ra nga një objekt ndërtimi në Lipjan

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 1 Mars, 2025

Komente


Ky është burri që vdiq në QKUK pasi ra nga një objekt ndërtimi në Lipjan

Ka vdekur në QKUK personi që ishte rrëzuar nga një ndërtesë derisa po punonte më 25 shkurt.

53-vjeçari, Fehmi Kozhani ishte rrëzuar në vendin e punës në Lipjan, e më pas ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Policia pati arrestuar pronarin e objektit.

“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj