Mblidhet KQZ-ja, në rend dite certifikimi i grupit të parë të subjekteve politike me 64 kandidatë, afati mbyllet të mërkurën

Sot, duke filluar në orën 11:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës ku pritet të shqyrtohen 10 rekomandime për certifikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2025.
Lajmi është bërë i ditur për Gazeta Express nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se u takon anëtarëve të KQZ-së të vendosin për rekomandimet e përgatitura nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike që ka pranuar dhe shqyrtuar aplikimet e subjekteve politike.
“Mund t’iu konfirmoj se në mbledhjen e sotme, në rend dite është certifikimi i 10 subjekteve politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve 5 kandiatë për Kryetarë të Komunave dhe 59 për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha Elezi.
Komente