Policia e Kosovës, KFOR-i dhe Eulex-i realizojnë një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 25 Nëntor, 2024

Komente


Policia e Kosovës, KFOR-i dhe Eulex-i realizojnë një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë

Gjatë ditës së sotme pjesëtarë të Policisë së Kosovës bashkë me ata të KFOR-it dhe Eulexit kanë realizuar një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.


Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave.

Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.

Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim në Kampin Vrella ishin prezentë: drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani.

Ky bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj