Konfiskohet alkool i padeklaruar në Merdarë, u gjet në autobusin e një kompanie kosovare

Dogana e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të alkoolit të padeklaruar në pikën kufitare në Merdarë.
Përmes një njoftimi nga dogana thuhet se alkooli i padeklaruar u gjet gjatë kontrollit të një autobusi të një kompanie kosovare.
“Mallrat janë zbuluar në kundërshtim me rregullat për deklarim dhe janë konfiskuar konform Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK)”, thuhet në njoftim.
Komente