Azemi: Qeveria dhe KESCO kanë dështuar të sigurojnë një strategji afatgjate për energjinë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Dhjetor, 2024

Komente


Azemi: Qeveria dhe KESCO kanë dështuar të sigurojnë një strategji afatgjate për energjinë

KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak të zvogëlimit të prodhimit “në mënyrë të papritur” nga prodhuesi vendor.


Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Visar Azemi, ku tha se Qeveria e Kosovës dhe KESCO kanë dështuar të sigurojnë një strategji afatgjate për energjinë.

“Qeveria e Kosovës dhe KESCO kanë dështuar të sigurojnë një strategji afatgjate për energjinë.

Pas katër vitesh qeverisje, akoma vazhdojnë importet e energjisë, që nuk kanë asnjë vlerë për zhvillimin afatgjatë të sistemit energjetik dhe duke e bërë energjinë elektrike të papërballueshme për qytetarët. Pyetja është: Kur do të investojmë në kapacitete të reja për prodhim të energjisë?

Këto çmime të larta janë një ndëshkim për qytetarët dhe bizneset, ndërsa qeveria vazhdon të mbajë qëndrime të pavendosura dhe të vonuara për të krijuar një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurtë”, ka shkruar Azemi.

Sipas tij, ky është një dështim i politikave energjetike që ka sjellë përkeqësim të kushteve të jetesës dhe rrezikon stabilitetin ekonomik të vendit.

“Ky është një dështim i politikave energjetike që ka sjellë përkeqësim të kushteve të jetesës dhe rrezikon stabilitetin ekonomik të vendit.

Sistemi energjetik është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, dhe për këtë arsye, Qeveria e Kryeministrit Abdixhiku, pas datës 9 shkurt, do të veprojë urgjentisht duke investuar në kapacitete të reja gjeneruese për ta mbyllë ciklin e varësisë nga importet.

Ndryshe, do të vazhdojmë të jemi të varur nga faktorët e jashtëm, dhe do të përballemi me pasiguri të mëtejshme energjetike dhe rritje të çmimeve për qytetarët tanë”,tha Azemi./


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj