KF Tefik Çanga shkruan historinë, hyn në Ligën e Parë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 18 Maj, 2025

Komente


KF Tefik Çanga shkruan historinë, hyn në Ligën e Parë

KF Tefik Çanga ka sot ka shkruar historinë në futboll, duke u inkuadruar në Ligën e Parë.

Ky sukses erdhi si rezutat i një angazhimi të madh të kryesisë dhe kryetarit të klubit z.Valon Musliu, sot Tefik Çanga mposhti FC Dielli 1-0 dhe siguroi vendin e dytë që dërgon në Ligën e Parë.



Poatimi i plotë i klubit


MOMENTI YNË ERDHI – SOT KEMI BËRË HISTORI!

KF TEFIK ÇANGA NË LIGËN E PARË TË KOSOVËS

Një klub me gjysmë shekulli jetë, i ndërtuar mbi dashuri, punë dhe përkushtim brez pas brezi.

Një klub që kurrë nuk u ndal, që garoi pa ndërprerje për 47 vite, dhe sot më shumë se kurrë, shkruan faqen më të artë në historinë e tij!

🔥 Pas shumë vitesh sakrificash, jemi në LIGËN E PARË!

Një ëndërr që u bë realitet falë:

🔹 Angazhimit të madh të kryetarit Valon Musliu

🔹 Mbështetjes së sponsorëve që besuan në rrugëtimin tonë

🔹 Punës së palodhshme të kryesisë dhe stafit teknik

🔹 Dhe mbi të gjitha… lojtarëve tanë,, që dhanë gjithçka në fushë, që luftuan për çdo pikë dhe e mbajtën me nder dhe e ndjen ne maksimum fanellën tonë bardh e kaltër!

🙏 Faleminderit secilit që ishte pranë nesh, në çdo hap, në çdo ndeshje, me zë, me zemër, me shpirt!

Tifozë, ju jeni forca jonë!

Kjo nuk është fundi — kjo është vetëm fillimi i një kapitulli të ri!

Bashkë, drejt synimeve të reja, drejt sukseseve edhe më të mëdha!

KF TEFIK ÇANGA është më shumë se një klub – është një zemër që rreh për 47 vite pa pushim! Dhe sot ajo zemër… rreh në Ligën e Parë!

KF TEFIK ÇANGA – KRENARIA E JONË!

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj