Izraeli u prit me fishkëllima dhe flamurë palestinezë në Eurovision

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 16 Maj, 2025

Komente


Izraeli u prit me fishkëllima dhe flamurë palestinezë në Eurovision

Publiku e ka pritur me fishkëllima të shumta paraqitjen e izraelites Yuval Raphael në Eurovision. Pati shumë debate nëse i ashtuquajturi sistem kundër fishkëllimave u përdor përsëri për të parandaluar transmetimin e fishkëllimave dhe britmave gjatë transmetimit.

Te publiku u nxorën edhe disa flamurë të Palestinës gjatë performancës së saj.

Javë më parë, më shumë se 70 ish-konkurrentë të Eurovisionit, përfshirë disa fitues të Konkursit të Këngës në Eurovision, nënshkruan një letër të hapur drejtuar Unionit Evropian të Transmetimeve duke kërkuar një shqyrtim të pjesëmarrjes së Izraelit në konkurs.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj