Gjuajti qenin e fqinjit me pushkë gjuetie, policia ndalon të dyshuarin në Prishtinë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 31 Maj, 2025

Komente


Gjuajti qenin e fqinjit me pushkë gjuetie, policia ndalon të dyshuarin në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përdorimin e pushkës së gjuetisë.

Sipas raportit zyrtar, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të një qeni, i cili ishte futur në oborrin e tij. Qeni është pronë e ankuesit, i cili është fqinj me të dyshuarin.


Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, pesë fishekë dhe një gëzhojë, të cilat dyshohen se janë përdorur gjatë incidentit.



Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj