Franco Foda shikon nga afër yjet e rinj të Kosovës në ditën e dytë të kampit stërvitor

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Janar, 2025

Komente


Franco Foda shikon nga afër yjet e rinj të Kosovës në ditën e dytë të kampit stërvitor

Dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren e Kosovës A në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua me intensitet dhe angazhim maksimal të futbollistëve.

Seancën stërvitore e udhëhoqi përzgjedhësi Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve.

Pas përfundimit të stërvitjes, tre prej lojtarëve ndanë përjetimet dhe emocionet e tyre nga dy ditët e para të këtij kampi stërvitor.

Leon Zeqiraj, pjesë e Sampdoria U20, u shpreh i emocionuar për mundësinë që të tregojë cilësitë e tij në sy të stafit teknik të Kombëtares A.

Dion Gallapeni, që aktivizohet te FC Prishtina, theksoi se ky kamp stërvitor është një hap i rëndësishëm për të kuptuar filozofinë e lojës së trajnerit.


Ndërkaq, Luan Lleshi, i cili është pjesë e FC Feronikeli 74, u shpreh krenar që i është dhënë mundësia për të marrë pjesë në këtë kamp të Kombëtares A.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj