Pique ultimatum qeverisë: Nëse nuk na ndihmoni, klubi falimenton

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Shkurt, 2025

Komente


Pique ultimatum qeverisë: Nëse nuk na ndihmoni, klubi falimenton

Gerard Pique, aksioneri kryesor i skuadrës FC Andora që garon në Ligën e dytë të Spanjës ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Andorës. Në të kundërtën, ish-futbollisti i famshëm ka thënë se skuadra e tij do të falimentojë.

“Nëse Qeveria e Andorrës nuk na jep një zgjidhje të menjëhershme, ne do të marrim vendime. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Nuk mund ta pranojmë këtë trajtim”, tha ai në një konferencë shtypi.

Ish-lojtari i Barçës dhe pronari i Kosmos Holding është parë shumë i zemëruar në ditën kur festoi ditëlindjen e tij të 38-të.

Ne kemi qenë këtu për gjashtë vjet dhe kemi treguar mjaft se ky është një projekt serioz, ku ne duam të investojmë në klub dhe në vend. Të dhënat tona e tregojnë qartë këtë”, ka thënë Pique.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj