Ferizaj mposht kampionin me golin e Jakup Berishës

Ferizaj ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 1-0 në javën e parë të Superligës së Kosovës.
Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke reazliuar që në start me një super gol të Jakup Berishës.
Gjërat shkuan me keq për Dritës, që mbeti me 10 veta në fushë, pasi Raddy Ovouka u ndëshkua me karton të kuq.
Pjesa e dytë nuk solli me gola të tjerë edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja ekipet.
Arb Manaj kishte rast të mirë në mesin e kësaj pjesë loje, por portieri vendas lëshon portën dhe zë topin.
Një nisje shumë e mirë e kampiontit nga Ferizaj, ndërsa kampioni Drita ende duket se është me mendje në garat evropiane.
Komente