Milano eliminohet nga Liga e Kampionëve

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 18 Shkurt, 2025

Komente


Milano eliminohet nga Liga e Kampionëve

Milani ka barazuar në “San Siro” ndaj Feyenoordit me rezultat 1-1 në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga gara më e rëndësishme për klube. 

Milani e nisi fuqishëm pasi kishte pësuar humbje në Holandë me rezultat 1-0, gjë që i ndihmoi të gjente shpejt golin.  

Ishte Santiago Gimenez që nga një top i kthyer me kokë shënoi për 1-0 që në minutën e parë, apo më saktë pas 37 sekondash lojë.

Milani ka mundur në tri raste ta dyfishojë e epërsinë në pjesën e parë, por Joao Felix , Theo Hernandez dhe Rafael Leao lëshuan shumë raste të mira. 

Edhe pjesën e dytë, Milani e nisi më mirë, por gjithçka u rrënua, kur Hernandez u fut në zonë dhe simuloi për penallti, ndërsa gjyqtari polak pa menduar dy herë i ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë për ta larguar nga fusha. 

Kjo i kushtoi Milanit, pasi që Feyenoord në minutën e 73-të, arriti të barazojë rezultatin, me golin e shënuar nga Julian Carranza i cili u asistua nga Hugo Bueno për 1-1. 

Malick Thiaw tentoi me një goditje të kthejë epërsinë e kuqezinjve, por portieri Timon Wellenreuther ishte në vend. 

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Feyenoordi me meritë kaloi tutje, duke eliminuar Milanin

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj