E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Korrik, 2025

Komente


E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni

Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të pazakontë në mes të verës.


Siç tregohet nga kamera e Agjencisë Sllovene të Mjedisit (ARSO), majat më të larta tashmë janë mbuluar me borë.

Reshjet e borës janë regjistruar në Kredaricë.

Kredarica, e cila ndodhet në një lartësi mbi 2,500 metra mbi nivelin e detit, shpesh regjistron reshjet e para të borës së vjeshtës që në shtator, por këtë herë natyra ka befasuar me reshjet e borës në fillim të korrikut.

Meteorologët paralajmërojnë se ky është ndikimi i një fronti të theksuar të ftohtë që kaloi Alpet dhe mbuloi edhe pjesën veriore të Sllovenisë./

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj