Finlanda hap dyert për Osmanin në prill të këtij viti

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 19 Shkurt, 2025

Komente


Finlanda hap dyert për Osmanin në prill të këtij viti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të udhëtojë drejt Finlandës në prill të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar presidenti finlandez, Alexander Stubb.

Në letrën që ai i dërgoi Osmanit, për urimin e pavarësisë, Stubb shkroi:

“Në emër të popullit finlandez dhe timin personal, dua t’iu uroj juve dhe popullit të Kosovës urimet e mia më të sinqerta për prosperitet dhe mirëqenie gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë.

Mezi pres të forcojmë marrëdhëniet tona bilaterale dhe të adresojmë çështje të politikave të jashtme gjatë vizitës tuaj në Finlandë, në muajin prill”.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj