E ardhmja e Edon Zhegrovës, Fabrizio Romano jep detajet e fundit

Edon Zhegrova duket se i ka ditët e numëruara të Lille.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar sot se sulmuesi kosovar mund të largohet nga klubi francez në javët e ardhshme.
Sipas tij, për yllin e Kosovës kanë shprehur interesim disa klube.
Napoli ishte ndër klubet e para që bëri lëvizje konkrete për Zhegrovën qysh në maj, por negociatat u ndalën për shkak të çmimit të lartë të kërkuar nga Lille.
Megjithatë, tani në garë për shërbimet e tij janë futur edhe klube të tjera evropiane.
Klubi francez këto ditë ka nisur stërvitjet parasezonale, duke e lënë jashtë Zhegrovën, çka mund të jetë një sinjal i qartë se largimi i tij është çështje kohe.
Komente