Panairi i librit të vjetër dhe të përdorur tri ditë në Prishtinë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Dhjetor, 2024

Komente


Panairi i librit të vjetër dhe të përdorur tri ditë në Prishtinë

Më 11, 12 dhe 13 dhjetor në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, do të organizohet edicioni V i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur nga ora 10:00-17:00.

Ceremonia e hapjes së panairit do të bëhet më 11 dhjetor (e mërkurë) në orën 11:00.

Më 11 dhjetor (e mërkurë), nga ora 12:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë përurohet vepra “Vetëm me vetminë” e poetit Bedri Zyberaj.

Po më 11 dhjetor (e mërkurë), nga ora 14:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë organizohet bashkëbisedim me profesorin, studiuesin dhe prozatorin Bajram Kosumi.DITA E DYTË

Më 12 dhjetor (e enjte), nga ora 11:00, në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë organizohet bashkëbisedim me profesorin, studiuesin dhe poetin Agim Vinca


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj