Konjufca: Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare, vështirë të gjendët

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 21 Mars, 2025

Komente


Konjufca: Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare, vështirë të gjendët

Është mbajtur tryeza “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar” në Qendrën Bogdanipolis, në objektin e katedrales “Nënë Tereza”.

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se ky modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare duhet të promovohet në mënyrë akademike dhe organizative, duke qenë se është një nga fenomenet e rralla në shoqëritë e sotme.

“Unë besoj vërtetë që ekziston një model origjinal shqiptar i bashkëjetesës fetare, një model i cili është vështirë të gjendët diku tjetër. Historia jonë e gjatë e popullit tonë të përvuajtur tregon se në asnjë moment nuk ka pasur një konflikt i cili ka bazë fetare, kurse kombi ynë është bartës i katër feve të mëdha monoteiste dhe është vërtetë për t’u studiuar se si nuk mund të gjendet asnjë tronditje te populli ynë”, ka thënë ai.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj