Drogë, spray, veturë e sekuestruar dhe arratisje si në skena filmi në Ferizaj, një i arrestuar tjetri në kërkim

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 23 Shtator, 2025

Komente


Drogë, spray, veturë e sekuestruar dhe arratisje si në skena filmi në Ferizaj, një i arrestuar tjetri në kërkim

Një ndjekje dramatike që të kujton filmin është regjistruar mbrëmë në Ferizaj, ku Policia ka ndalur një veturë të dyshimtë dhe ka zbuluar drogë e sende të kundërligjshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në rrugën “Naim Beka”, kur njësitet e antidrogës i kanë bërë shenjë një veture Audi A3 që të ndalet. Vozitësi nuk i është bindur urdhrit dhe pas disa minutash është arritur të ndalet nga Policia.

Por aty nuk mbaroi gjithçka. Pasagjeri ka dalë nga vetura me vrap, duke u arratisur nëpër rrugë dytësore, ndërsa gjatë ikjes është parë duke hedhur një qese najloni në oborrin e një shtëpie. Hetuesit e kanë sekuestruar qesen, e cila ka rezultuar të përmbajë 82.43 gramë marihuanë. Pasagjeri ka arritur të zhduket, ndërsa vozitësi është arrestuar në vend.

I arrestuari është identifikuar si B. M.. Nga kontrolli në veturë janë gjetur një sprej OC, dy telefona celularë, para dhe vetura Audi A3, të cilat janë sekuestruar.

Prokurori i Krimeve të Rënda, ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë. Ndërsa pasagjeri, është shpallur në kërkim dhe do të dërgohet në mbajtje sapo të kapet.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj