2024 ishte viti i futbollit kosovar, ja çfarë u arrit për 12 muaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 4 Janar, 2025

Komente


2024 ishte viti i futbollit kosovar, ja çfarë u arrit për 12 muaj

Viti 2024 ishte një prej më të suksesshme në futbollin kosovar.

Për 12 muaj, Federata e Futbollit kosovar bëri disa investime dhe projekte të mëdha, kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës, shkruan IndeksOnline.

Për 12 muaj u ndërtuan 8 fusha të reja, nga një për çdo 45 ditë.

Në Hogoshtë, Fushë Kosovë, Dragash, Mitrovicë, 2 Korriku – Prishtinë, Rahovec, Shtime e Istog u ndërtuan fusha të reja, investim nga FFK-ja.

Federata e Futbollit të Kosovë gjatë vitit 2024 arriti edhe suksese tjera, një ndër to ishte organizimi dhe Edukimi i trajnerëve.

U organizuan 2 kurse të licencës D, 7 kurse për licencë C, nga një kurs për licencë C të futsallit dhe për portier, 3 kursr të licencës B dhe një kurs i licencës A.

Gjatë vitit 2024, Kosova ka fituar 417 trajnerë të rinjë dhe të çertifikuar.

Po ashtu viti 2024 ishte i mrekullueshëm edhe për referimin.

74 djem e vajza të reja janë gati për të ndarë drejtësinë në futbollin kosovar.

Por FFK-ja duket se nuk do të ndalet me kaq, ata për vitin 2025 kanë paralajmëruar suksese edhe më të mëdha

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj