Drita sonte nis aventurën e saj evropiane, përballet me kampionin e Luksemburgut

Sonte do të nisë raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës, Drita do të presë në “Fadil Vokrri”, kampionin e Luksemburgut, Differdange.
Përveç Dritës edhe dy skuadrat shqiptare si Shkëndija dhe Egnatia, do të luajnë ndeshjet e tyre ndaj New Saintsit dhe Breidablikut përkatësisht.
Në rast të fitores në këtë raund, “Intelektualët” përballen ndaj gjigantit danez, Copenhagen, ku në rast të eliminimit zbresin në “Conference League”.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 20:00.
Komente