Pas 39 aksidenteve në Ferizaj, Policia shqipton një mijë e 190 gjoba dhe largon 15 patentë shoferë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Maj, 2025

Komente


Pas 39 aksidenteve në Ferizaj, Policia shqipton një mijë e 190 gjoba dhe largon 15 patentë shoferë

Policia Rajonale në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka vazhduar me plane operative me qëllim të parandalimit të aksidentve dhe mbajtje të rendit dhe qetësisë. Sipas raportit javor të Policisë në Ferizaj, gjatë javës së kaluar janë regjistruar gjithsejtë 39 aksidente, ani pse janë ndëshkuar një mijë e 190 vozitës për shkelje të rregullave në komunikacion. Po ashtu, Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka pezulluar 15 patentë shofer për drejtuesit e automjeteve kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, nëpërmjet raportit javor, ka thënë se Policia ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.


“Gjatë javës së kaluar, nga data 05-11.05.2025, janë shqiptuar 1,190 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 15 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, nga të cilat: 17 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona, pastaj 22 aksidente me dëme materiale”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe përmes numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”, ka thënë Veseli.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj