Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj fillon ndërtimin e Sillosit për ruajtjen e grurit të fermerëve

Komuna e Ferizajt ka nisur realizimin e një projekti të veçantë për ruajtjen e grurit të fermerëve deri në 8 mijë tonelata. Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka thënë për Telegrafin se projekti i Sillosit ka për qëllim ruajtjen e grurit të fermerëve si masë mbrojtëse, andaj ky projekt i ka kushtuar komunës rreth një milion euro.
“Një projekt i veçantë që po zhvillojmë përmes drejtorisë së bujqësisë është rregullimi i Sillosit për ruajtjen e grurit në fshatin Papaz me kapacitet prej 8 mijë tonelata grurë, si masë pë mbrojtjen e çmimit të prodhuesit ashtu që krizat e tregut të mos cenojnë çmimin e grurit. Kapaciteti i depove do të jetë deri në 1.400 ton të prodhimit vjetor të grurit në Ferizaj”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, ky projekt do të menaxhohet drejtpërdrejt nga Komuna e Ferizajt.
Komente