Votohet njëzëri Albin Kurti si mandatar për Qeverinë e ardhshme

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 7 Shtator, 2025

Komente


Votohet njëzëri Albin Kurti si mandatar për Qeverinë e ardhshme

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të dielën Mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm, ku u diskutua situata politike aktuale dhe hapat e mëtejmë institucionalë. Pika qendrore e mbledhjes ishte propozimi i Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re, e njohur tashmë si Qeveria Kurti 3.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca bëri prezantimin zyrtar të kandidaturës së Kurtit para Këshillit, duke theksuar legjitimitetin dhe nevojën për formimin e institucioneve të reja.


“Ne kemi Kuvendin dhe do ta bëjmë Qeverinë. E kur jemi te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni ta propozoj për kryeministër kryetarin e LVV-së, Albin Kurti”, u shpreh Konjufca.



Pas propozimit, Këshilli i Përgjithshëm votoi njëzëri pro kandidaturës së Kurtit, duke e bërë atë zyrtarisht propozimin e vetëm dhe të përbashkët të VV-së për postin e kryeministrit.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj