De Rossi: Pep Guardiola së shpejti në Serien A?

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 18 Dhjetor, 2024

Komente


De Rossi: Pep Guardiola së shpejti në Serien A?

Legjenda e futbollit italian, Daniele De Rossi, gjatë një interviste për “We Are The Overlap” ka diskutuar mbi të ardhmen e Pep Guardiolas.

Trajneri i Manchester Cityt po kalon një periudhë të vështirë në kampin e klubit anglez dhe me shumë gjasa ky do të jetë viti i fundit në Premier League, shkruan Indeksonline

Ish-trajneri i Romës, De Rossi, mendon se Pepi në të ardhmen mund ta shohim në Serien A.

“Mendoj se Pep Guardiola do të jetë objektiv e skuadrave të mëdha në Itali shumë shpejt. Si Juventusi, Milani apo edhe Interi”, thotë De Rossi.

Kujtojmë se Guardiola javë më parë vazhdoi kontratën me Manchester Cityn, por në rast se vazhdon me rezultate negative mund edhe të shkarkohet nga pozita.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj