Brenda javës së kaluar Policia në Ferizaj regjistron një mijë e 626 gjoba në trafik

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Gjatë javës së kaluar, nga data 26.05-01.06.2025, janë shqiptuar 1,626 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 22 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Sipas raportit javor të Policisë së Kosovës në Ferizaj, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 32 aksidente, nga të cilat: 14 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 16 persona. Prej tyre 18 aksidente me dëme materiale.
‘’Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik’’, thuhet në raportin javor të Policisë në Ferizaj.
Komente